Nëse hani këto ushqime nuk do të keni më nevojë për botox

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëse hani këto ushqime nuk do të keni më nevojë për botox

Disa ndryshime të vogla në dietën ushqimore mund të jenë po aq efikase sa botoksi. Sipas një prej dermatologeve më të njohura në botë, konsumimi i “superushqimeve” redukton rrudhat, ndihmon hidratimin dhe i jep shkëlqim lëkurës.Nëse nuk marrim ushqyesit e duhur, shtresa e sipërme e lëkurës duket e thatë, e irrituar ndërsa shtresa e dytë humbet elasticitetin dhe hidratimin. Kolagjeni dhe acidi hialuronik janë thelbësorë, por trupit i duhen karbohidrate, proteina, vitaminat C, D, E, zink, hekur, selenium dhe bakër për t’i prodhuar. Por mbi të gjitha i duhen yndyrna. Avokadoja, frutat e thata, vaji i ullirit dhe salmoni janë burime të shkëlqyera yndyrnash. Nëse jeni vegjetarianë, merrni suplemente algash me Omega-3.

 

Çdo vit prodhohen qindra produkte që deklarojnë se përmbajnë kolagjen, proteinën që kujdeset për elasticitetin e lëkurës dhe shëndetin e kyçeve, por ka alternativa më të mira. Suplementet që përmbajnë kolagjen dhe dipeptide janë po aq efektive. Megjithatë, duhet t’i shoqëroni me marrjen e vitaminës A e cila gjendet në mëlçi, skumbri, salmon, gjalpë, djathë, vezë, karota, speca të kuq, patate të ëmbla dhe kajsi ndihmon në rigjenerimin e qelizave.

 

Advertisement

Për një lëkurë të shëndetshme pavarësisht moshës konsumoni çaj jeshil, arra, salmon dhe manaferra. Për më shumë shkëlqim shtoni perime të gjelbra, proteina, yndyrna dhe drithëra të plota.

 

Vera e kuqe dhe birra mund të shkaktojnë probleme në lëkurë si rrudhat, fryrje të zonës poshtë syve dhe kapilarë të dukshëm gjaku si pasojë e pranisë së lartë të histaminës. Përzgjidhni pije pa ngjyrë si xhin, vodka dhe tekila për të evituar këtë problem./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy