Përgjatë ditës së sotme do të ndodhë një bashkim tranzitor mes Marsit dhe Neptunit, efekti i së cilave do të ndihet edhe në ditët në vijim. Kjo lidhje e përkohshme mes tyre nuk do t’i lehtësojë efektet e periudhës “hije” të prapavijës së Mërkurit. Ndikimi i tij do na fusë në një botë ëndrrash dhe iluzionesh, një punë që planeti i Neptunit di ta bëjë më së miri. Do të futemi në mendime duke analizuar detajet e çdo situate dhe duke zbërthyer anët pozitive dhe negative të tyre. Kështu, mund të shkaktohet nervozitet, ndjesi hakmarrjeje dhe zemërim sidomos kur në lojë futet Marsi luftarak. Ky fenomen kozmik mund të na bëjë të ndihemi të shpërfillur dhe sikur kundrejt nesh po bëhet ndonje padrejtësi. Kështu mund mund të përfshihemi në drama të panevojshme të cilat janë të amplifikuara nga efekti planetar. Në vijim duam t’ju tregojmë cilat do të jenë tre shenjat më të prekura nga ky ndryshim:
BINJAKËT: Sot ndiheni të zemëruar dhe nuk po e kuptoni përse. Arsyeja mund të ketë të bëjë me njerëz dhe situata të lëna pas në të shkuarën. Dijeni se ky nuk është momenti për t’u bërë nostalgjikë, pasi Neptuni na bën melankolikë dhe të përjetojmë ndjesi të vjetra e të harruara prej kohësh. Ky është pikërisht edhe problem që do të hasni sot dhe për 2-3 ditët e ardhshme. Ju duket sikur keni ngecur në një hapësirë-kohë jashtë asaj së vërtetës dhe po përjetoni thellësisht çdo emocion të dhimbshëm të cilin e kishit mbyllur në një sirtar. Ndonëse po mundoheni të dilni prej tij, po ju duket një mision i pamundur dhe nuk po e gjeni dot rrugën e duhur. Mund të doni të merrni hak dhe në mendjen tuaj po vërtiten fantazi rreth skemës që jeni duke planifikuar. Këshilla jonë është të mos veproni. Do të shihni se situata do të normalizohet dhe do të kuptoni se stresi është shkaktari kryesor i këtyre ndjesive. Vazhdoni përpara dhe mos iu ktheni së shkuarës.
VIRGJËRESHA: Marsi dhe Neptuni do t’ju provokojnë ndjenjën e lëndimit duke ju rikujtuar një fazë në të cilën nuk ndiheshit mirë me veten. Si rrjedhojë do t’u shmageni daljet sociale me miqtë dhe partnerin dhe do të doni që kaloni kohë vetëm. Ky nuk është vendimi më i mirë pasi në mënyrë të pandërgjegjshme do të nisni procesin e të menduarit shumë dhe gjatë. Do të kritikoni veten për veprime që keni bërë në të shkuarën e kështu do të përjetoni një ulje në vetëbesim. Mundohuni të mos u ktheheni marrëdhënieve të shkuara, pasi nuk do të zbuloni asgjë të re. E keni në dorë të krijoni një mjesis të shëndetshëm për shëndetin tuaj emocional, i cili duket se do të pësojë një “tronditje” të vogël gjatë këtyre ditëve. Kaloni kohë me njerëzit tuaj të afërt dhe merruni me aktivitete të cilat ju argëtojnë dhe ju heqin mendjen nga ngjarjet e trishtuara.
AKREPI: Përgjatë 2-3 ditëve të ardhshme do të mbizotërojë një energji negative e cila do t’ju fusë thellë në mendime. Do të ndiheni pesimistë, mund të drejtoheni në mënyrë jo fort të sjellshme dhe do t’ju duket se të gjithë e kanë personale me ju. E vërteta në fakt është krejtësisht ndryshe. Efekti i Marsit dhe Neptunit do t’i bëjë ditët të duken të zymta dhe do të ndiheni sikur keni më shumë përgjegjësi nga ç’mund të përballoni. Mund t’ju duket sikur jeni në një beteje egoje ku duhet se s’bën të dilni fitimtar kundrejt një miku ose ish-partneri. Dijeni se nuk do të ndiheni më mirë nëse i futeni këtij procesi, ndaj ju këshillojmë të përqendroheni te e ardhmja. Pasi influenca e Marsit të vijë drejt fundit, do të ndiheni më të qetë dhe optimistë. Bëni një udhëtim të shkurtër gjatë fundjavës dhe mos përdorni asnjë rrjet social. Na besoni, do të riktheheni si një tjetër person.