Thuhet se pasi bëhesh bëhesh nënë jeta e një gruaje ndryshon totalisht. Sipas një studimi gratë shqiptare janë renditur në vendin e parë për kujdesin që tregojnë për fëmijët e tyre.
Në ‘Anketën e Cilësisë së Jetës’ të realizuar para disa muajsh nga Komisioni Europian, 84% e grave shqiptare janë përgjigjur se kujdesen shumë për fëmijët e tyre dhe vetëm 15% janë përgjigjur se kujdesen po aq sa bashkëshorti.
Të dhënat tregojnë se kjo është përqindja më e lartë regjsitruar në Europë. Pas shqiptarëve renditen gratë sudeze për kujdesin për fëmijët e tyre.
Kurse të dhënat për Çekinë janë të habitshme, pasi 91% e burrave janë përgjigjur se kujdesen ata më shumë për fëmijët se sa gratë e tyre./kidstime.al/
The post Nënat shqiptare vendosin rekordin në Europë, kujdesen më shumë se kudo tjetër për fëmijet e tyre appeared first on Vizion Plus.