Një nënë e vetme e la vajzën e saj të vdiste dhe vetë shkoi në pub. Sharon Goldie pretendoi se vajza e saj 13-vjeçare thjesht po kërkonte vëmendjen, ndonëse e mitura i kishte kërkuar ndihmë.
45-vjeçarja më vonë mori vesh lajmin për vdekjen e vajzës. Gjatë seancës gjyqësore në Glasgoë dolën në pah detaje të tmerrshme para se vajza të ndërronte jetë.
Një herë, ajo ishte detyruar nga nëna e saj që të shkonte të lypte për 1 paund për të blerë ushqim. 45-vjeçarja u deklarua fajtore për keqtrajtim të qëllimshëm të vajzës, e cila vdiq nga ulçera në stomak.
Më herët, vajza ishte vënë në regjistrin e mbrojtjes së fëmijëve, pasi Goldie u gjet e dehur teksa pretendonte se po kujdesej për të.
13-vjeçarja një herë ishte detyruar të thërriste një kompani gazi, duke u ankuar se kishte ftohtë.
The post Nëna e pashpirt lë vajzën duke vdekur për të shkuar në pub appeared first on Vizion Plus.