
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës përgjatë maleve në veri-verilindje dhe juglindje të vendit do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era parashikohet nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mesditës:
zonat malore 19°C deri në 37°C
zonat e ulëta 22°C deri në 40°C
zonat bregdetare 19°C deri në 37°C