Një çift ka zbuluar se bën seks vetëm një herë në vit. Kjo ndodh në datën 25 dhjetor dhe konsiderohet si dhurata e Krishtlindjes. Jen Stephens, 23 vjeçe, nga Manchester, rrëfeu historinë me të fejuarin e saj Rob Walker, 24 vjeç.
“E di që tingëllon si çmenduri, por kjo funksionon për ne. Fakti që kemi Krishtlindjet për seks, në të vërtetë na ka bërë më të fortë si çift, ne e duam njëri-tjetrin edhe më shumë tani. Ne jemi të lumtur që thjesht puthemi dhe përqafohemi për pjesën tjetër të vitit.”
Gjithçka nisi në 2018. Ata u njohën, por për shkak të punës u desh që të kalonin një romancë në distancë. Rob u kthye në shtëpi për Krishtlindje dhe aty vendosën ta kalonin ditën vetëm. Ata bënë dashuri për herë të parë.
“Ishte sikur ta kishim bërë një milion herë më parë. Kishim kaluar kaq shumë kohë duke biseduar me njëri-tjetrin, duke diskutuar gjithçka, nga seksi te ushqimet e preferuara. Kjo e bëri lidhjen tonë më të fortë. Seksi për ne nuk ka qenë kurrë përparësi. Unë i thashë Robit se duhet të kemi një ndalim seksi deri në Krishtlindjen tjetër, sepse kishte funksionuar aq mirë një vit më parë. Ai sinqerisht nuk u trondit kur e sugjerova. Krishtlindjen e kaluar, seksi ishte i mahnitshëm dhe ne e bëmë atë pesë herë.”
Vitin e kaluar ndodhi edhe ngjizja e parë. Sot ata janë prindër të një vajze, ndërsa Jen mezi po pret Krishtlindjen e këtij viti.