Ndiheni të fryrë? Ushqimet që duhet të konsumoni për një bark të sheshtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndiheni të fryrë? Ushqimet që duhet të konsumoni për një bark të sheshtë

Ndiheni të fryrë? Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të largoni simptomat e bezdisshme të fryrjes së barkut dhe t’ju bëjnë të keni bark të sheshtë mëngjesin e nesërm janë më poshtë.

Avokado. Pritini dy feta dhe shijoni shijen e tyre unike të pasur. Fibrat që përmbajnë do t’ju ngopin dhe në të njëjtën kohë nuk do t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë ditën e nesërme.

Luleshtrydhe, mjedra , (1 filxhan), grejpfrut (1/2 fetë): Zgjidhni këto fruta dhe do të ndiheni të lehtë

Asparagus. Së bashku me kastravecat dhe limonin bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimeve që ndihmojnë në largimin e lëngjeve nga trupi, duke pastruar sistemin tretës.

Advertisement

Xhenxhefil.  Me vetitë anti-inflamatore dhe tretëse, xhenxhefili ngjitet lart në listën e ushqimeve që ndihmojnë në fryrjen e barkut. Dhe nëse po pyesni se si ta vendosni në dietën tuaj dhe në ushqimin tuaj, provoni ta shtoni në smoothie ose në një salcë që përdorni në sallata. Një zgjidhje tjetër e mirë është ta përfshini atë në çajin ose limonadën tuaj.

Uji. Pini një gotë ujë çdo natë para gjumit për të larguar toksinat.

Kos me pak yndyrë (një filxhan) me manaferra (gjysmë filxhani) Një filxhan kos çdo ditë është i mjaftueshëm për funksionimin e duhur të sistemit tretës dhe imunitar.

Çaji jeshil. Përveç nxitjes së metabolizmit tuaj, çaji jeshil, i pasur me katekina antioksiduese, ndihmon gjithashtu në reduktimin e fryrjes që ndjeni në bark.

Advertisement

Mente, xhenxhefil ose kamomil.  Ato ndihmojnë tretjen dhe kanë zero kalori.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy