Aktori Kenneth Mitchell, i cili u shfaq në Captain Marvel dhe një seri të Star Trek, ka vdekur në moshën 49-vjeçare.
Sipas Sky Neës, aktori u diagnostikua me ALS, i njohur gjithashtu si sëmundja e neuroneve, pesë vjet e gjysmë më parë.
Familja e tij tha në një deklaratë se Mitchell “frymëzoi të gjitha zemrat që ai preku”.
Star Trek and Captain Marvel actor Kenneth Mitchell dies aged 49 https://t.co/GahTjU8BN3 pic.twitter.com/MIh4Z2ZReP
Advertisement— The Independent (@Independent) February 25, 2024
I lindur në Toronto, Kanada, Mitchell ishte i martuar me aktoren Susan May Pratt dhe çifti kishte dy fëmijë së bashku.
Në film, ai u shfaq si Ralph Cox në filmin biografik sportiv Miracle dhe si Joseph Danvers në filmin Captain Marvel.
Ai zbuloi se kishte ALS në një intervistë me revistën People në vitin 2020 dhe deklaroi se përdorte një karrige me rrota.
Familja e tij theksoi në deklaratë se “ai ishte një kërkues i shpresës, një ëndërrimtar, një besimtar, një futbollist dhe më shumë se çdo gjë tjetër, një baba krenar”.