Moti parashikohet i vranët, me reshje shiu ku deri në orën e mesditës do të jenë me intensitet të ulët.
Më tej, reshjet e shiut parashikohet të fitojnë intensitet mesatar dhe në formën e shtrëngatave në të gjithë territorin. Pasdite e në mbrëmje vonë, në veriperëndim dhe jugperëndim, reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë, në formën e stuhisë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në alpe, parashikohen reshje të dendura dëbore. Në verilindje në lartësitë mbi 500 metër dhe në juglindje në lartësitë mbi 900 metër, parashikohen reshje dëbore prej orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e përgjatë vijës bregdetare intensive me shpejtësi deri në 15-20m/s, duke sjellë det të dallgëzuar të forcës 5 deri 6 ballë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";