Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare me këto të fundit më tepër prezente në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Vranësirat në jug dhe
veriperëndim do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim dhe shpejtësi 5-12m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje 20-30m/s. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 6 dhe 7 ballë.
Advertisement