
Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe pasdites përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore me shpejtësi deri në 15-20 m/s duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 -4 ballë. Ngrica përgjatë akseve rrugore për shakak të temperaturave negative në orët e mëngjesit.