“Mjekra e dyfishtë”, çfarë të bëni për ta eleminuar gushën që varet me kalimin e viteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mjekra e dyfishtë”, çfarë të bëni për ta eleminuar gushën që varet me kalimin e viteve

Qafa është zona e parë që preket nga mosha dhe shëndeti i tepërt. Ajo përveç se është një shqetësim estetik sjell dhe probleme në shëndet.

 

Këtu do të gjeni disa këshilla që ju të mund ta eliminoni gushën e varur për t’u ndjerë mirë me veten.

 

Advertisement

Vetëm duhet të tregoni durim, pasi nuk është një problem që mund të zhduket krejt papritmas.

 

Ulni sasinë e kalorive që konsumoni

Nuk ka rëndësi ku doni që të humbisni peshë, e rëndësishme është që të hiqni kilogramët e tepërt.

Advertisement

 

Filloni duke e ulur dozën tuaj ditore me 500 kalori, dhe do të shikoni ndryshimet që pas dy javësh.

 

Hani më shumë fruta dhe perime

Advertisement

 

 

Frutat dhe perimet kanë shumë pak kalori prandaj janë dhe ushqimet perfekte kur ju duhet të hani nëse doni të bini nga pesha.

Filloni duke konsumuar të paktën 5 deri në 9 racione me fruta dhe perime çdo ditë.

Advertisement

 

Karbohidratet e shëndetshme janë ato që ju duhen

 

Nëse ju konsumoni produkte integrale, të cilat janë të pasura më shumë në fibra sesa drithërat e rafinuara, trupi juaj do të jetë i lumtur.

Advertisement

 

Filloni të konsumoni makarona apo bukë integrale, anoni më shumë nga orizi kaf dhe i zi sesa ai i bardhë.

 

Furnizohuni me proteina

Advertisement

 

Proteinat janë të rëndësishme për çdo dietë, por luajnë rol akoma dhe më të rëndësishëm nëse doni të humbisni peshë.

 

Filloni të përfshini në vaktet tuaja ushqimet e detit, mishin e pulës, vezët dhe bishtajoret.

Advertisement

 

Këto produkte ju mbajnë ngopur më gjatë dhe nuk e rëndojnë organizmin tuaj.

 

Mos harroni të pini ujë

Advertisement

 

Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm, si për organet e brendshme dhe për lëkurën tuaj.

 

Nga ana tjetër uji ndihmon në të gjitha funksionet e trupit tuaj, dhe nëse ju konsumoni sasitë e duhura organet punojnë ashtu siç duhet.

Advertisement

 

Për më tepër, lëkura do të rigjenerohet dhe do të fillojë të mblidhet gjithnjë e më shumë.

 

Synoni të pini të paktën 5-6 gota, më pas vazhdoni duke pasur kujdes reagimin e trupit tuaj.

Advertisement

 

Aktiviteti fizik, menduat se harruam?

 

Si gjithmonë përveç përpjekjeve të brendshme me ushqime, trupi për të ndryshuar ka nevojë dhe për aktivitet fizik.

Advertisement

 

Mundohuni që të përfshini në rutinën tuaj sikur 20-30 minuta në ditë ushtrime të ndryshme.

 

Nisni lehtë, në mënyrë që të mos lodheni dhe të dekurajoheni shpejt/Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy