Pije të ndryshme, nga uthulla e mollës e deri tek çaji jeshil thuhet se bëjnë mrekulli duke shkrirë depozitat e dhjamit të grumbulluara në zona të ndryshme të trupit, por sot kësaj liste do i shtohet dhe një çaj tjetër dhe është ai i ziu.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë raportuar se pirja e çajit të zi në mëngjes mund të ndihmojë në promovimin e humbjes së peshës dhe përmbajta e kafeinës, pa të cilën shumë njerëz nuk ia dalin dot e bën atë ideal për pjesën e parë të ditës. Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë raportuar se çaji i zi mund të ndihmojë në prodhimin e baktereve të mira të zorrëve dhe madje edhe të nxisë metabolizmin tuaj.

Hulumtimi, i cili u botua në European Journal of Nutrition, studioi në mënyrë specifike 4 grupe të ndryshme të minjve, të cilët u ndanë nga lloji i dietës që konsumonin. Disa konsumuan ekstrakte çaji jeshil, ndërsa të tjerëve u dha të konsumonin ekstrakte të çajit të zi. Pas 4 javëve, shkencëtarët raportuan se minjtë që konsumonin çajin e zi kishin humbur aq peshë sa ata që kishin në dietë çajin e gjelbër, por vetëm tek grupi i minjve që kishin konsumuar ushqim me ekstrakte të çajit të zi kishin rritje të nivelit të baktereve të mira në sistemin tretës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Susanne Henning, një nga studiueset e hulumtimit çaji i zi, përmes enzimave aktive rregullon mikrobiomën e zorrëve duke nxitur lëvizjen e këtyre të fundit, përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese dhe eliminimin e toksinave nga aparati tretës.Polifenolet që gjenden në çaj të zi nxisin prodhimin e acideve yndyrore me zinxhirë të shkurtër ne zorrë të cilat janë njohur për të përshpejtuar shkallën metabolike të trupit tuaj, shpjegojnë studiuesit.

Shënim: studiuesit testuan vetëm çajin e zi. Hulumtuesit janë ende të pasigurt se si qumështi ose shtesa të tjera mund të ndikojnë në përfitimet e humbjes së peshës së çajit të zi.