Celulari në plazh është një problem më vete pasi ai duhet mbrojtur nga shumë faktorë të cilët e dëmtojnë. Disa nga ato janë:
Temperatura e lartë: Mbinxehja mund të dëmtojë rëndë baterinë dhe pjesë të tjera të brendshme. Gjatë pushimeve, këshillohet që ta lini gjithnjë celularin nën hijen e çadrës, apo brenda në çantë. Dhe në çdo rast, të mos e përdorni asnjëherë kur e ndieni të nxehtë në prekje.
Uji: Kujdes se mos laget apo bie në ujë. Edhe pse shumica e telefonave sot janë kundër ujit do të bënit mirë të blinit online edhe disa “cover waterproof”. Këto mbrojtje janë relativisht të pasigurta. Mjafton një vrimë apo çarje dhe telefoni të bjerë në kontakt me ujin. Në përgjithësi, ata që dëshirojnë të bëjnë fotografi ose të regjistrojnë video nën ujë do të bënin mirë të pajiseshin me mjete të krijuara posaçërisht për këtë lloj përdorimi.
Kujdes nga rëra: Mund të gërvishti ekranin e celularit, kokrrizat e rërës mund të futen në pjesët e brendshme të telefonit dhe kjo mund të rezultojë shumë e ndërlikuar për t’i hequr.Për ta parandaluar këtë, mbajeni telefonin në xhepa, çantë apo kuletë, duke e mbrojtur edhe me një mbrojtëse hermetike transparente. Për ta pastruar smartphone nga kokrrizat e rërës, përdorni penela apo furçe me fije të buta.