
Mark Zuckerberg do të bëhet sërish baba. Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”.
Ai shfaqet krah bashkëshortes së tij Priscilla Chan duke zbuluar se do të bëhen me një tjetër vajzë.
Advertisement
“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!”, shkroi ai.
Kujtojmë që çifti i famshëm kanë dy vajza, Maxima Chan Zuckerberg, e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit 2015 dhe August, që lindi në gusht 2017.
Advertisement