Lodhje apo goditje nga dielli? Si ta kuptoni ndryshimin dhe ç’duhet të bëni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lodhje apo goditje nga dielli? Si ta kuptoni ndryshimin dhe ç’duhet të bëni

Për shkak të ngrohjes globale, valët e të nxehtit janë bërë edhe më të shpeshta dhe më të rrezikshme.

 

Thënë kjo, për shkak të ekspozimit në diell dhe temperaturave të larta, rritet rreziku i goditjeve nga dielli, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga diellit. Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga diellit mund të jenë shumë serioze. Të paturit ngërç në muskuj mund të jetë treguesi i parë që po përjetoni një gjendje që ka lidhje me të nxehtin.

 

Advertisement

Lodhja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

 

– lodhje e përgjithshme

– djersë të vazhdueshme

Advertisement

– puls i dobët, por më i shpejtë

– të përziera ose të vjella

– të fikët

– lëkurë e zbehtë

Advertisement

Goditja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

– temperaturë trupi më shumë se 39.4 gradë Celcius

– puls i shpejtë dhe i fortë

– humbje ose ndryshim i vetëdijes

Advertisement

– lëkurë e nxehtë, e kuqe, e thatë ose e lagur

 

Shkaku kryesor është pamundësia e trupit që të ftohet vetë. Djersa është mjeti natyror i trupit për t’ju ftohur. Në mot të nxehtë, trupi mund të ketë vështirësi në prodhimin e djersës së mjaftueshme për t’ju mbajtur të freskët.

 

Advertisement

Shkaqe të tjera përfshijnë:

– dehidratim

– veshje të papërshtatshme

– konsumim i alkoolit

Advertisement

 

Mosha: Fëmijët nën moshën 4-vjeçare dhe të rriturit mbi 65 vjeç janë më të rrezikuar.

2. Ilaçe me recetë

 

Advertisement

3. Mbipesha

 

4. Ndryshime të papritura të temperaturës

 

Advertisement

Nëse filloni të përjetoni simptomat e mësipërme, përpiquni të gjeni një vend më të freskët nëse është e mundur. Për shembull, nëse jeni jashtë, kërkoni një zonë me hije. Nëse jeni në ambiente të mbyllura, hiqni një shtresë rrobash ose ndizni kondicionerin.

 

Gjithashtu mund të dëshironi të shtriheni, ose nëse kjo nuk është e mundur, ndaloni aktivitetin. Kjo mund të ndihmojë trupin të rregullojë temperaturën. Pini ujë që të jeni të hidratuar. Nëse keni të përziera ose të vjella, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy