Martesa përrallore e Princesh Dianës dhe princit Charles (tashme mbreti Charles III), pas 15 vitesh përfundoi në Divorc. Një dashuri e kurorëzuar në martesë në vitin 1981 dhe divorcuar zyrtarisht në 1996, edhe pse çifti i familjes mbretërore ishin ndarë 4 vite më herët se ndarja formale.
Thuhet se princeshë Diana nuk kishte dëshirë për zgjidhjen e kësaj martese, por një letër e mbërritur nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, i vendosi vulën.
E vulosur me stemën e Shtëpisë në Windsor, letra e shkruar me dorë mbërriti në duart e princeshës pas një interviste që ajo kishte dhënë për ‘Panorama’ me një gazetar të BBC që dukshëm gënjente për vjehërrit e saj dhe kërkonte të përfitonte nga një grua e pambrojtur në ato momente si princesh Diana, një intervistë e realizuar në vitin 1995. Në këtë intervistë Diana shprehu fjalinë që: “Në këtë martesë ne ishim 3”, duke ju referuar dhe Camilla-s sot gruaja e mbretit Charles III.
Kjo intervistë u ndoq nga 22.8 milionë shikues dhe shkaktoi një turp të madh për familjen mbretërore. Pasi publiku mbajti anën e princeshës së ndjerë kjo e ‘tërboi’ mbretëreshën dhe e quajti familjen e princit si armike. Ky ishte shkaku që shtyu mbretëreshën Elizabeth II të shkruante letrën.
“Jam konsultuar me Kryepeshkopin e Canterbury-t dhe me kryeministrin dhe, natyrisht, me Charles, dhe ne kemi vendosur që rruga më e mirë për ju është divorci”- shkruante në letër.
Thuhet se kjo e detyroi Dianën të pranonte se tashmë divorci ishte shumë pranë. Ditë më vonë, Buckingham Palace njoftoi zyrtarisht divorcin në një deklaratë duke thënë se: “Pas shqyrtimit të situatës aktuale, Mbretëresha … u dha atyre pikëpamjen e tyre, të mbështetur nga Duka i Edinburgut [princi i ndjerë Philip], se një divorc i hershëm është i dëshirueshëm”.
Një vit më pas, më 28 gusht 1996, divorci ishte zyrtarizuar. Ajo i dha fund martesës së çiftit që filloi me një ceremoni të madhe përrallash në Katedralen e Shën Palit më 29 korrik 1981.
Në një marrëveshjeje, Charles dhe Diana ranë dakord të ndajnë kujdestarinë e djemve të tyre, Princit William dhe Princit Harry. Thuhet se Dianës iu dha një shumë e përgjithshme prej 17 milionë £ së bashku me 350,000 £ çdo vit për të drejtuar zyrën e saj private. Ajo gjithashtu u lejua të mbante apartamentet e saj në Pallatin Kensington.
Megjithatë titulli ‘Lartësia juaj’ iu hoq dhe më pas u bë e njohur si Diana, Princesha e Uellsit.
Kjo situatë sipas shërbëtorit të saj Paul Burrell, shkaktoi një jetë të vështirë për Princeshën dhe William atëherë 14 vjeç. Ai ju drejtua mamasë së tij duke i thënë: “Mos u shqetëso mami, unë do t’jua kthej një ditë lumturinë kur të jem Mbret”.
Megjithatë, ky premtim i William për t’i kthyer nënës lumturinë u bë edhe më zemërthyes pothuajse saktësisht një vit pas divorcit. Diana vdiq pas një aksidenti me makinë në Paris më 31 gusht 1997, së bashku me shokun e saj Dodi Fayed një tragjedi që sot mbush plotë 25 vjet.