Të pish një gotë me lëng panxhari është një nder që i bën trupit tënd dhe shëndetit, por është edhe i shijshëm. Nëse jeni kuriozë të dini përse lëngu i panxharit është kaq i shëndetshëm, po ju sjellim disa fakte më poshtë
Qarkullimi i gjakut në tru sjell gjykim të mirë
Ka pasur disa studime të famshme që tregojnë se pirja e lëngjeve të panxharit arrin të ulë presionin e gjakut, por AgroËeb.org kërkon t’ju këshillojë se pirja e lëngut në fjalë funksionin njëlloj si pirja e lëngut të limonit kur vihet re rritja e tensionit. Ka zona në tru që gradualisht fillojnë të dobësohen si pasojë e kalimit të moshës, dhe kjo besohet të jetë e lidhur me mungesën e përqendrimit, vështirësi në gjykim dhe arrin deri në demencë.
Lëngu i panxharit ul presionin dhe tensionin e gjakut
Ekspertët thonë se është përqendrimi i lartë i nitrateve në panxhar janë përgjegjës për përfitimet. Në një proces të gjatë biologjik, nitratet nga burimet ushqimore si panxharet dhe perimet jeshile me gjethe shndërrohen në oksid nitrik brenda trupit. Oksidi nitrik pastaj qetëson enët e gjakut dhe zgjeron ato, gjë që ndihmon rrjedhjen e gjakut më lehtë dhe ul tensionin e lartë.
Studimet kanë gjetur reduktime tejet mbresëlënëse në presionin e gjakut deri në 10 pikë në matje tensioni. Kjo ka ndodhur kur mjekët kanë matur tensionin e gjakut brenda tre orëve nga konsumi i lëngut të panxharit. Konsumimi i një ushqimi të pasur me nitrate, nga burime natyrore si panxhari dhe perime jeshile me gjethe është një këshillë e mirë.
Sa panxhar duhet të kosumohet në një ditë?
Ekspertët kanë treguar se 1-2 kokrra panxhar në ditë janë më shumë se të mjaftueshme për të siguruar përfitimet e sipërpërmendura. Një lëng panxhari në mëngjes pas vaktit jep një ndihmesë të madhe. Shtoni 2 karota dhe 2 mollë dhe lëngun e përftuar pijeni me një herë.
The post Lëngu i panxharit, aleati më i fortë për shëndetin e trurit appeared first on Vizion Plus.