Lëkura e ashpër nga i ftohti, kur është e rrezikshme dhe si ta trajtoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëkura e ashpër nga i ftohti, kur është e rrezikshme dhe si ta trajtoni

Me këto temperaturat qe po ulen është e udhës që çdo njeri të informohet për simptomat e morthit, një problem që prek shumë njerëz që ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta.

Skuqje dhe pezmatim i lëkurës
Morthi zakonisht prek gishtat e duarve, këmbës, hundën, veshët, faqet dhe mjekrën. Nëse një prej syresh skuqet ose pezmatohet, atëherë kjo është një fazë fillestare e morthit. Në këtë fazë dëmi në lëkurë nuk është i përhershëm por shenjat tregojnë që duhet të ngroheni sa më parë.

Ndjesia e shpimit dhe pickimit
Në fazën e dytë, lëkura e ekspozuar ndaj të ftohtit mpihet. Ajo kruhet, djeg ose përçon ndjesinë e pickimit. Kini kujdes me ngjyrën dhe paraqitjen e lëkurës sepse mpirja vështirëson identifikimin e morthit.

Ashpërsim i lëkurës
Ekspozimi i tejzgjatur ndaj temperaturave e ashpërson lëkurën duke dëmtuar indet në thellësi të saj. Zona e dëmtuar mund të shkëlqejë e të duket si prej dylli. Kërkoni menjëherë ndihmë tek mjeku sepse ekspozimi i mëtejshëm do të dëmtojë lëkurën pa asnjë shans rekuperimi.

Advertisement

Si të ngroheni në mënyrën e duhur
Zonat e prekura nga morthi duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për 30 minuta ose të mbështillen me një napë të lagur në ujë të ngrohtë. Temperatura e ujit mund të mos dallohet si pasojë e mpirjes. Ndaj kërkoni ndihmë tek dikush tjetër për të kuptuar nëse uji ka temperaturën e duhur.

Pas qëndrimit të duarve apo këmbëve në ujë të ngrohtë, ju do të keni ndjeshmëri në gjymtyrë si pasojë e qarkullimit të rregulluar të gjakut.

Si të parandaloni morthin
Vishuni ngrohtë dhe me rroba të trasha dhe mbrohuni nga koka tek këmbët. Dehidratimi rrit rrezikun e morthit ndaj pini ujë përpara se të dlni jashtë shtëpisë. Ushqehuni mirë përpara se të dilni në të ftohtë dhe mos pini alkool.

Nëse keni qëndruar jashtë në të ftohtë për shumë kohë, sigurohuni që ta mbani trupin në lëvizje. Lëvizni por mos e teproni sepse duhet të ruani energjitë për t’u përballur me të ftohtin./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy