Orizi dhe akulli kombinojnë karakteristikat e tyre për të ofruar një tonik fytyre që do të ndihmojë në reduktimin e rrudhave.

Duke pasur parasysh përmbajtjen e tij të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, uji i orizit ka përfitime të shumta për lëkurën e fytyrës. Ndër më efektivet është eliminimi i rrudhave dhe njollave në fytyrë.

Sipas ekspertes, Luisa Carrero, ju mund të përgatisni terapi me akull me oriz që përveç rinovimit të lëkurës tuaj, hidraton dhe largon papastërtitë nga fytyra.

Si ta përgatisni

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Terapia me akull me oriz kërkon një sërë hapash të thjeshtë. Sa i përket përbërësve, orizi dhe akulli bëjnë një dyshe perfekte, pasi kombinojnë vetitë e tyre antioksidante dhe anti-inflamatore për kujdesin e fytyrës.

Këtu shpjegojmë hap pas hapi përgatitjen e terapisë me akull me oriz:

-Pastroni orizin, kullojeni në një sitë, më pas vendoseni në një filxhan me ujë (uji duhet të mbulojë orizin) dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës.

-Të nesërmen, përziejeni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Hidheni ujin e orizit në një tenxhere dhe vendoseni në sobë në nxehtësi mesatare. E trazojmë derisa të përftohet një masë homogjene, si krem.

-E lemë të ftohet derisa të arrijë temperaturën e dhomës dhe produktin e hedhim në një kub akulli dhe e vendosim në frigorifer për dy orë derisa të ngrijë.

-Masazhojeni në fytyrën tuaj derisa akulli të shkrihet. Preferohet ta përdorni kremin para gjumit dhe ta lini të veprojë gjatë gjithë natës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";