
Pronari i një lokali në Milano mendoi se kishte bërë gjetjen e duhur për të tërhequr sa më shumë klientë. Por gjithçka u kthye kundër tij.
Jashtë lokalit, Luca Gibillini kishte shkruar ofertën “tunduese”: “Tregoni gjoksin tuaj, puthni banakierin, hidhini sytjenat pas banakut, merrni pije falas”.
Advertisement
Por kaq mjaftoi që ai të sulmohet nga të gjitha anët, aq sa u detyrua të mbyllë faqen e tij në “Facebook”. Kjo pasi ofertën ai e postoi edhe në llogarinë e tij personale në “Facebook”.
Qytetarët e akuzuan për seksizëm. Pati edhe nga ata që thanë se ka disa biznese që nuk meritojnë të shpëtohen nga kriza e pandemisë.
Advertisement
The post “Kush tregon gjoksin, përfiton pije falas”/ Oferta e çuditshme e një lokali appeared first on Vizion Plus.
Advertisement