Kujdes, këto janë 4 frazat që nuk duhet t’ja thoni kurrë dikujt që po përpiqet të bie nga pesha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes, këto janë 4 frazat që nuk duhet t’ja thoni kurrë dikujt që po përpiqet të bie nga pesha

Kultura e dietave dhe influenca e rrjeteve sociale kanë ndikuar në krijimin dhe kultivimin e standardeve të bukurisë që ne njohim dhe përqafojmë sot. Një ndër këto standarde është arritja e peshës ideale me anë të procedurave mjekësore, regjimit ushqimor, suplementeve për të rënë nga pesha dhe aktiviteti fizik.

 

Është e vërtetuar shkencërisht që një peshë brenda parametrave të Indeksit të Masës Trupore është më e shëndetshme pasi sistemi ynë imunitar është stabël dhe nuk rrezikojmë sëmundje. Megjithatë humbja e pashës për shumë njerëz është një sfidë mjaft e vështirë për shkak të metabolizmit, çrregullimeve me të ngrënin dhe sëmundjeve shoqëruese që ndikojnë drejtpërdrejtë në peshën e tyre. Ndaj, tregohuni të vëmendshëm ndaj pasigurive që të tjerët kanë me përmasat trupore dhe reflektoni në lidhje me kritikat apo shakatë në lidhje me peshën. Një pjesë e mirë e këtyre shakave, ndonëse nuk kanë një qëllim të keq, mund të lëndojnë ndenjat e personit të cilit i drejtoheni.

 

Advertisement

Në vijim, dëshirojmë të ndajmë me ju 4 fraza të cilat nuk duhet t’ja thoni kurrë një personi që ka probleme me peshën:

 

Ke humbur peshë? Dukesh shkëlqyeshëm

 

Advertisement

“Ke humbur peshë, dukesh mirë” është një shprehje që shumë prej nesh e përdorim kur shohim se një person ka rënë nga pesha, por krijon shumë pasiguri. Një pjesë e mire e personave të cilët dobësohen, mund të shtojnë sërish peshë e kështu do të mendojnë se nuk do të ngjajnë aspak mire.

 

Ndonëse je e shëndoshë je e bukur

 

Advertisement

Njerëzit mund të fillojnë të mendojnë se ngjanin shumë shëmtuar më parë dhe se bukuria ka të bëjë vetëm me linjat trupore. Kjo ndikon shumë në vetëvlerësim.

 

Tani që u sëmure të paktën do dobësohesh pak

 

Advertisement

Ky është një model mendimi i rrënjosur në kulturën tone. “Të ndihesh më i dobët” pas një konsiderohet thuajse si një avantazh, gjë e cila është jashtëzakonisht problematike. Askush nuk duhet të vuajë në për të arritur një standard bukurie të krijuar nga të tjerët.

 

Ua sa e shëndoshë që ndihem sot

 

Advertisement

Kjo frazë ndikon thellësisht në mendësinë e dikujt që e thotë. Pesha nuk është një ndjenjë, ndaj kur thoni se “ndiheni të shëndoshë” ju vetëm sa po flisni negativisht për veten. Nga ana tjetër, personit që mund t’ja thoni i shtohen pasiguritë që ka me trupin e tij./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy