Gjatë gjithë jetës jemi edukuar për kujdesin e dhëmbëve duke i cilësuar të një rëndësie të veçantë por pavarsisht kujdesit të përditshëm, është shumë e vështirë të heqim dorë nga disa ushqime të cilësuar si shumë të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve.

Sheqerkat e forta mund të ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe u duhet shumë kohë që të shpërbëhen, kështu që janë shumë të dëmshme për dhëmbët. Disa prej tyre janë aq të forta saqë mund të shkaktojnë thyerjen e dhëmbit nëse i kafshoni. Gjithashtu, nuk bëhet fjalë për sasinë e sheqerit që e konsumoni, por sa shpesh e konsumoni.

Ushqimet acidike – Nëse ju pëlqen limoni dhe keni dëgjuar se ai i zbardhon dhëmbët, bëni kujdes. Limoni mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët ashtu si edhe ushqimi acidik. Pas konsumimit të ushqimeve të tilla, duhet t’i pastroni tërësisht dhëmbët tuaj.

Tabletat për përtypje – Ky lloj i tabletave përmban acide të koncentruara të cilat dëmtojnë dhëmbët sepse ngjiten në to. Madje edhe pijet e shëndetshme dhe ato të pasura me vitamina janë të dëmshme për dhëmbët tuaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushqimet që përmbajnë niseshte – Kohët e fundit hamë ushqim të pashëndetshëm duke mos menduar për pasojat. Patatinat, buka e bardhë, pica, makaronat dhe hamburgerët janë të pashëndetshëm sepse copëzat e tyre mbesin në mes të dhëmbëve.

Këto ushqime shumë shpejt konvertohen në sheqer sepse në gojë fillon procesi paradigjestiv. Ky sheqer dëmton smaltin e dhëmbëve.Pijet e gazuara dhe energjike – Pijet e ëmbëltuara, ato të gazuara dhe pijet energjike janë veçanërisht të dëmshme për dhëmbët nëse pihen shpesh.

Frutat e thata – Frutat e thata mund të jenë të dëmshme për dhëmbët sepse ato përmbajnë sheqer të koncentruar dhe ngjiten për dhëmbët tuaj. Kjo përshpejton rritjen e baktereve në gojë dhe shkakton dëme në smaltin e dhëmbëve.

Alkooli dhe vera – Pështyma në gojë ndihmon për të larguar grimcat e ushqimit dhe mbron kundër ushqimeve acidike, dhe meqë alkooli pengon prodhimin e pështymës, ai është i dëmshëm për dhëmbët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Alkooli mund të çojë në sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe madje edhe në kancer.ër dhëmbët tuaj i shëndetshëm është uji, produktet e qumështit, frutat, perimet, arrat dhe çaji i gjelbër.

Uji – Uji është i pazëvendësueshëm dhe me të duhet shpëlarë dhëmbët pas ngrënies ose pas konsumimit të pijeve të ëmbëltuara.
Produktet e qumështit – Produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe minerale. Ato ripërtërijnë sasitë e kalciumit, i cili është i nevojshëm për shëndetin e dhëmbëve.

Arrat – Arrat janë të pasura me vitamina, minerale, kalium, kalcium dhe zink, dhe janë të shëndetshme për dhëmbët tuaj.
Çaji i gjelbër – Çaji i gjelbër parandalon rritjen e baktereve dhe ndihmon në luftën kundër inflamacionit të mishit të dhëmbëve dhe formimin e shtresave. Kafeja dhe kakao janë gjithashtu shumë të dobishme.

Mos i pastroni dhëmbët tuaj menjëherë pasi të pini apo hani diçka të ëmbël apo të thartë, sepse atëherë smalti i dhëmbëve dëmtohet më shpejtë. Dhëmbët pastroni me ujë, prisni gjysmë ore derisa pështyma ta bëjë punën e vet, dhe pastaj pastroni dhëmbët me pastë dhëmbësh./ Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kujdes! Ja cilat ushqime dëmtojnë dhëmbët tuaj appeared first on Vizion Plus.