Ka disa trajtime natyrale që mund t’i aplikoni për nëse erën e keqe në zonën intime.
Kosi: Kosi është një ndër produktet më të mira natyrale që neutralizon aromën e rëndë të sekrecioneve, si dhe lufton mikrobet dhe bakteret kërpudhore që shkaktojnë infeksione të ndryshme vaginale. Kosi ka në përmbajtjen e tij shumë laktobacilë, substanca ushqyese që rregullojnë pH-in e florës vaginale dhe kontrollojnë sasinë dhe erën e sekrecioneve. Mjekët gjinekologë këshillojnë të konsumoni një gjysmë gote kos çdo ditë (100 ml) nqs doni të shamngni erën e rëndë aty poshtë. Living ju propozon po ashtu një trajtim interesant ku ingredienti kryesor është kosi: ju nevojiten dy lugë gjelle kos dhe një tampon pambuku. Njomni tamponin ose sfungjerin për pastrimin intim në kos dhe lyeni pjesët e jashtme të vaginës. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlahuni vetëm me ujë të ftohtë. Mos harroni që fshirja duhet bërë nga lart-poshtë në mënyrë që të mos depërtojnë mikrobet në vaginë. Ky trajtim duhet përdorur tri herë në ditë për një periudhë kohore që e përcaktoni ju.
Hudhra: Merrni një ose dy thelpinj hudhër dhe qërojini, mbështillini me një fashë dhe futini në vaginë për 8 orë, aq sa do të jetë koha e fjetjes. Hudhra shquhet për aftësitë e saj anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që e shndërrojnë në një ilaç të mrekullueshëm natyral. Ajo do të arrijë të përthitë infeksionin dhe të parandalojë kruajtjen e sekrecionet e shpeshta. Ky trajtim duhet përdorur tri netë rresht. Në mëngjes mundohuni të tërhiqni hudhrën njëlloj siç do të bënit me një tampon. Nëse ju bezdis aroma e vaginës suaj mund të bëni shpëlarje me ujë me kamomil. Gjithashtu mund të zieni 5-10 thelpinj hudhër në 200 ml ujë. Pasi të jetë ftohur dhe filtroni ujin dhe lani vaginën me të.