Pas një dite të ngarkuar, asgjë nuk e kalon ‘përqafimin’ qetësues të një dushi të ngrohtë për t’u çlodhur dhe përgatitur për gjumë.

Jo vetëm që heq papastërtinë e përditshme, por gjithashtu ofron përfitime për shëndetin tone. Ekspertët tani thonë se bërja e dushit në mbrëmje mund ‘të përmirësojë ndjeshëm aspekte të ndryshme të shëndetit dhe jetës tuaj të përditshme’.

Ngrohtësia ngushëlluese e ujit lehtëson muskujt e tensionuar dhe qetëson mendjen, duke shkrirë stresin dhe ankthin e ditës. Kjo qetësi kontribuon në gjumë më të shpejtë dhe më të thellë.

Specialistët kanë vënë në dukje disa arsye bindëse pse duhet të lahemi përpara se të flemë. Së pari, pastërtia në kohën e gjumit mund të rrisë cilësinë e gjumit tuaj, siç mbështetet nga kërkimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një dush i ngrohtë para gjumit ndihmon në uljen e temperaturës bazë të trupit, një sinjal natyral për trupin tuaj se është koha për të fjetur. Ftohja e shpejtë e trupit tuaj pas daljes nga një dush i ngrohtë shkakton përgjumje”