Këto janë ushqimet natyrale më të mira për koronaret e zemrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këto janë ushqimet natyrale më të mira për koronaret e zemrës

Natyra është treguar bujare, duke na ofruar një sërë ushqimesh që kanë aftësi pastruese dhe zhbllokuese krejt mirëbërëse.

Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve, enëve të gjakut dhe mbrojnë zemrën.

Shega

Ky frut kaq i këndshëm përmban fitoushqyes që mbrojnë veshjen e brendshme të arterieve. Lëngu i shegës stimulon prodhimin e lëndës kimike të quajtur oksid nitrik. Sipas Agroweb ai ndihmon qarkullimin e gjakut dhe i mban arteriet të hapura.

Advertisement

Brokoli

Ju pëlqen ose jo, brokoli është një nga më të pasurit me vitaminë K, që parandalon dëmet e shkaktuara nga kalciumi në arterie. Brokoli është plot me fibër që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Avokado

Në vend të majonezës përdorni pastën e avokados më mirë. Studimet kanë tregouar se konsumi ditor i avokados përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak, duke mbajtur të ulur kolesterolin e keq dhe të lartë atë të mirin, që mban arteriet të zhbllokuara.

Advertisement

Shpargu

Shpargu është një ushqim që pastron arteriet në mënyrë natyrale dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Perimja e perandorëve është plot me fibër dhe minerale por edhe me shumë vitamina siç janë K, B1, B2, C dhe E.

Hurmat

Hurmat janë të mbushura me antioksidantë dhe polifenolë që punojnë së bashku në uljen e kolesterolit të keq dhe të triglicerideve. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrës që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe i mban arteriet të pastra.

Advertisement

Kanella

Kjo erëz e shijshme ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe pastron arteriet nga akumulimet e rrezikshme. Kanella është e mbushur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskular duke parandaluar oksidimin e gjakut. Hidhni kanellë në kafenë tuaj, panine ose në çdo ushqim tjetër dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.

Shafrani

Shafrani i Indisë lufton inflamacionin, shkaktari kryesor i arteriosklerozës dhe i forcimit të arterieve. Nëse shtoni shafranin në ushqimin tuaj, do të ndihmoni në ruajtjen e shëndetit të arterieve duke shmangur rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Advertisement

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një tjetër frut i pasur me antioksidantë që ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelet e atij të mirë. Konsumi i rregullt i lëngut të pastër të boronicës së kuqe ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës me 40%.

Spirulina

Mund të tingëllojë çuditshëm, por kjo algë me nuancë të gjelbër dhe blu ndihmon në rregullimin e nivelit të lipideve në gjak.

Advertisement

Ajo është burim proteinash që përmban të gjitha amino acidet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë. Arteriet janë më të qeta dhe qarkullimi i gjakut më i qëndrueshëm, ndërsa niveli i yndyrnave është më i ekuilibruar.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban nivele të larta të katekinës që pengon përthithjen e kolesterolit gjatë tretjes. Pini një ose dy gota me çaj jeshil në ditë dhe do të përmirësoni nivelin e lipideve dhe do të zvogëloni bllokimet në arterie

Çaji jeshil i jep metabolizmit një fuqi natyrale dhe për më tepër ndihmon në shëndetin kardiovaskular dhe në rënien në peshë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy