Këto janë rroba-banjot më “in” të sezonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këto janë rroba-banjot më “in” të sezonit

Deti është zgjidhja ideale për të kaluar ditët e nxehta të verës. Dhe kur flasim për sezon veror, të parat që na shkojnë në mendje janë rroba-banjot. Ka një mori stilesh për të zgjedhur, me ngjyra të ëmbla, por edhe të forta, me motive kafshësh, me fruta. Bikinit që ju bëjnë të ngjani si leopard apo si zebër vijojnë të jenë trend të dhe mbushin raftet.

  1. Bikinit Purple

Bikinit në ngjyrë Purple dhe me ble të lartë dhe shumë stil për këtë sezon. Ky model është përqafuar nga shumë blogerë. Pse të mos bashkoheni edhe ju?

  • Rroba-banjo me një sup, me printime leopard

Ju do të dukeni tërësisht të egër me këto rroba-banjo të lezetshme me printime leopardi. Edhe nëse nuk e vishni në pishinë apo plazh, mund ta përdorni me pantallona të shkurtra në përditshmëri.

Advertisement
  • Rroba-banjot me katrorë të imët dhe “flutura” tek krahët

Një nga tendencat më të nxehta të verës janë edhe rrobabanjot me katrorë të imët gjithandej, bardh e zi. Ju do të jeni femra më e bukur në plazh me këto rroba-banjo elegante, të rehatshme dhe me “flutura” tek krahët që ju bëjnë të dukeni edhe delikate.

  • Bikinit “tropikane”

E shkëlqyeshme për bustet e mëdha, këto bikini ju ofrojnë mbështetje dhe një pamje seksi.

  • Bikinit me printime zebre

Bikinit me printime zebra garojnë shkëlqyeshëm me ato me printime leopard.

  • Rroba-banjot plot me lule

Rrobabanjot “floral” do t’ju bëjnë të dukeni romantike, të bukura dhe sikur të keni veshur një fustan të Kate Middleton, po ashtu plot me lule. Dhe nëse është mjaft mirë për Dukeshën e Kembrixhit…

Advertisement

The post Këto janë rroba-banjot më “in” të sezonit appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy