Keni një intervistë pune, këto sinjale tregojnë se keni të bëni me një ambient toksik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Keni një intervistë pune, këto sinjale tregojnë se keni të bëni me një ambient toksik

Intervista e punës ndonëse është një proces stresues, është një mënyrë sesi punëdhënësi të njihet më mirë me ju, por mos të harrojmë diçka shumë të rëndësishme. Edhe ju mund të mësoni më shumë sa i përket kushteve të punës dhe kompanisë së cilës mund t’i bashkoheni në të ardhmen.

 

Në vijim, do t’ju tregojmë disa nga shenjat që tregojnë se ambienti i punës në të cilin po aplikoni është toksik:

 

Advertisement

Besojini ndjesisë së parë

 

Shumica e specialistëve të burimeve njerëzore kanë dalë në përfundimin se mënyra më e mirë për të zbuluar nëse një mjedis pune është i papërshtatshëm, është besimi në intuitë. Nëse nuk ndiheni rehat gjatë intervistës, me shumë gjasa ka një arsye. Përpiquni të vini re sjelljen që eprori ka me kolegët tuaj potencialë. Nëse shihni një problem në komunikim, kini kujdes pasi të njëjtën qasje do të ketë edhe me ju më vonë.

 

Advertisement

Vini re nëse janë të organizuar

Koha është flori. Nëse intervistuesi ju bën të prisni më shumë se 10 ose 15 minuta dhe nuk ju kërkon falje dijeni se problematika të tilla do të hasni edhe gjatë punës. Ndonëse një vonesë mund të mos duket aq e rëndësishme, ajo tregon se ka mungesë organizimi.

 

A u ndjetë të respektuar?

Advertisement

 

Respekti është baza e të gjithë marrëdhënieve njerëzore. Nëse gjatë intervistës u ndjetë i nënvlerësuar ose intervistuesi ju duk i pasjellshëm, ai nuk është ambienti i duhur i punës për ju. Mbathjani!

 

Sa zgjati intervista?

Advertisement

 

Statistikisht, një intervistë pune zgjat rreth 45 minuta. Studiuesit tregojnë se kjo është një kohë e mjaftueshme që punëmarrësi të marrë informacionin e nevojshëm si dhe të testohet për aftësitë e tij. Përzgjedhja e një kandidati të ri, nuk është edhe aq e thjeshtë, pasi sot të gjithë kërkojnë të punësojnë njerëz të zotë dhe me aftësi unike. Nëse shihni se intervista juaj e punës përfundon brenda disa minutash, është një nga këto dy arsye:

 

1.Shefi/ja e burimeve njerëzore nuk mendon se jeni i përshtatshëm për pozicionin.

Advertisement

 

2.Nuk është seleksionues. Nëse mendoni se është kjo e dyta, dijeni se rrjedhimisht do të shfaqen problem gjatë punës, ndaj e keni në dorë t’i parandaloni.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy