
Në paradën e Trooping The Color, e cila zhvillohet çdo vit, Kate Middleton tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj.
Dukesha e Kembrixhit kishte veshur një kostum të bardhë të stilit Alexander McQueen dhe e kompletoi pamjen e saj me një kapele Philip Treacy dhe bizhuteri të mrekullueshme prej safiri dhe diamanti.
Advertisement
Por ata që ranë në sy ishin vathët që zgjodhi Kate Middleton, të cilët i veshi për herë të parë dhe kishte një mesazh të fshehur në pamjen e saj.
Arsyeja që shkaktoi sensacion të tillë ishte sepse i përkisnin koleksionit personal të Princeshës Diana.
Advertisement
Deri më tani, Kate Middleton kishte përdorur një palë vathë të ngjashëm, të cilët gjithashtu prej diamantesh dhe safirë, por më të vegjël.
Advertisement