Njerëzit që dinë si të kërcejnë janë përgjithësisht më të këndshëm dhe të hapur se ata që janë statikë, sipas një analize të institutit kërkimor gjerman Max Planck, i cili ndoqi kërcimtarë profesionistë dhe amatorë në Gjermani dhe Suedi.

“Si kërcimtarët dhe këngëtarët tregojnë një nivel të lartë ekstroversioni në personalitetin e tyre, që mund të jetë për faktin se trupi i tyre është mjet shprehjeje kur kërcejnë dhe këndojnë, dhe kjo është një situatë shumë e ekspozuar shoqërore, më shumë sesa të shprehësh veten nëpërmjet një instrumenti”, thotë autori kryesor i studimeve nga Julia F. Christensen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimi gjeti gjithashtu prova të dallimeve të personalitetit midis kërcimtarëve të stileve të ndryshme. Për shembull, kërcimtarët ‘swing’ janë më pak neurotikë se kërcimtarët latinë. Por ndryshimet e personalitetit në stile të ndryshme kërcimi duhet ende të hulumtohen, thonë studiuesit.

Menaxherët e shkollave të vallëzimit, një grup i veçantë njerëzish që janë edhe sipërmarrës edhe kërcimtarë, në përgjithësi janë më të hapur dhe më të këndshëm dhe më pak neurotikë se kërcimtarët dhe jo kërcimtarët”, përfundoi ekipi hulumtues.