Ngjitja e çumçakëzit në rroba është një ndër gjërat më të bezdisshme me të cilat mund të përballohet një njeri. Mirëpo, mos krijoni panik! Ndiqni truket e mëposhtme dhe çumçakëzi do të hiqet lehtësisht pa dëmtuar rrobat.
Akulli është elementi i pare që mund t’ju vijë në ndihmë. Vendosni disa kuba akulli mbi çamçakëz. Më pas hiqni copat e akullit dhe së bashku me të do të shkëputen lehtësisht dhe pjesët e çamçakëzit.
Një mënyrë tjetër për të hequr çamçakëzin nga rrobat është ajo e vendosjës së rrobave në frigorifer. Vendosni rrobat në një qese dhe lërini në frigorifer për 1orë. Ftohja e rrobës në frigorifer do ta ndikoje që çamçakëzi të hiqet shumë lehtë.
Një tjetër mënyrë për të hequr çamçakëzin nga rrobat tuaja është të zieni pak verë të bardhë dhe ta hidhni aty ku ka ngjitur çamçakizu dhe do të mbeteni të mahnitur nga rezultati