Ul Tensionin e Gjakut

 

Përfitimi i parë që vjen nga ekspozimi i matur në diell është ulja e tensionit të gjakut. Disa studime, kanë zbuluar se gjaku çliron oksidin nitrik sapo drita e diellit të prekë lëkurën. Kjo substancë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe rrjedhimisht ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë. Por kjo nuk do të thotë që ju të qëndroni me orë të tëra në diell për të ulur tensionin e gjakut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shëndeti i Kockave.

 

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të frikshme që i ndodh një njeriu. Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme. Pacientët që vuajnë prej saj këshillohen të të marrin vitaminë D jo vetëm si suplement por edhe nga dielli. Kjo vitaminë ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dendësinë e kockave, ndaj një ekspozim i matur në diell përmirëson shëndetin e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmirëson Imunitetin

Ekspozimi ndaj dritës së diellit në nivele mesatare e mbron trupin nga infeksionet sepse fuqizon imunitetin. Ekspozimi në diell rrit nivelin e rruazave të bardha në gjak të cilat përmirësojnë imunitetin dhe na mbajnë të mbrojtur nga infeksionet./ Living