
Krahas përmbledhjes së atmosferës bashkëkohore të modës dhe parashikimit të tendencave të stilit për muajt e ardhshëm, javët e modës ‘Big Four’ përfundojnë duke shërbyer edhe për shumë materiale që bëhen virale në rrjetet sociale.
Në ditën e dytë të Javës së Modës në Paris, Label Danish Heliot Emil i vuri flakën pistës (në kuptimin e parë të fjalës).
Si pjesë e koleksionit “Connected Forms” të markës vjeshtë/dimër 2023, një modele doli në pistë e veshur me një ansambël të madh të zi nga koka te këmbët. Veshja përbëhej nga një material rezistent ndaj zjarrit, me zinxhirë dhe litarë të mbuluar me metal. Me fytyrën e mbuluar me njëtë printuar dhe syze, ajo u shfaq në pasarelë me çantën e zezë me firmën e markës.
Ky moment nuk iu shpëtojë rrjeteve sociale duke u bërë viral. Komentet ishin nga më të ndryshme ku vlerësojnë kreativitetin dhe ‘çmendurinë’ e stilistëve.
Koleksioni i këtij viti, sipas Vogue , ishte në përputhje me linjën e lancuar më: i errët, distopian dhe i fokusuar në lojën e proporcioneve dhe zhvillimit material.
Marka është e njohur për qasjen e saj eksperimentale ndaj modës dhe për krijimet që shkaktojnë jo pak zhurmë. Thuhet se koleksioni i ri për vitin 2023 u frymëzua nga skulptori britanik Henry Moore.