Një studim i fundit tregoi se një virus i zakonshëm tek të sapolindurit, citomegalovirusi (CMV), mund të rrisë rrezikun e autizmit. Hulumtimi shqyrtoi të dhënat mjekësore të gati tre milionë foshnjave dhe zbuloi se ata që lindnin me CMV kishin dy herë e gjysmë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me autizëm sesa fëmijët pa CMV.

CMV, e cila prek rreth një në 200 foshnja, është infeksioni më i zakonshëm kongjenital në SHBA.

Dr. Megan Pesch, autore kryesor e studimit dhe një pediatre në Universitetin e Miçiganit, foli për Daily Mail për gjetjet, beson se CMV mund të shkaktojë inflamacion në trurin e fetusit , duke ndërprerë zhvillimin e tij dhe duke çuar në autizëm.

Ajo e njeh mirë këtë situatë pasi vajza e saj lindi me virusin CMV dhe më vonë u diagnostikua me autizëm. Dr. Pesch po përpiqet të rrisë informacionin dhe ndërgjegjësimin për kontrollin e CMV gjatë shtatzënisë, siç është rasti në vendet e tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas literaturës në dispozicion, foshnjat e lindura me CMV janë në rrezik më të lartë për kushte të tjera, si humbja e dëgjimit dhe vonesat në zhvillim./vizionplus.tv