Hyrja e plutonit deri në 2042, Meri Gjini në “7pa5”: Është një periudhë serioze, vihet në pikëpyetje roli i BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hyrja e plutonit deri në 2042, Meri Gjini në “7pa5”: Është një periudhë serioze, vihet në pikëpyetje roli i BE

Më 20 janar kemi hyrë në sezonin e ujorit që do të përfundojë më 18 shkurt. Meri Gjini e ftuar në “7pa5” ka treguar se e nisën këtë sezon me diell dhe me plutonin bashkë. Kjo hyrje është shumë e rëndësishme.

Plutoni mund të jetë më i vogli dhe më i largët nga të gjithë planetët kryesorë në astrologji, por nuk duhet të nënvlerësoni kurrë fuqinë e tij sizmike.Ky trup i vogël, por i fuqishëm qiellor është përgjegjës për disa nga astrologjitë më ndryshuese të jetës së këtij viti, pasi po fillon sërish një kalim një herë në jetë në shenjën e Ujorit.

“Ky pluton do të qëndrojë deri në 2042. Është një periudhë serioze. Ka një vendosje totalisht të re. Faza e parë nxjerr në pah tendencën për liri. Të lirive të shteteve. Ka një tendencë për të dashur pavarësi. Çdo vend brenda BE do kërkojë kufinjtë e vet. Kjo do vërë në pikpytje vetë rolin dhe ekzistencën e BE”, shprehet Meri Gjini.

Liria individuale, do të kemi vendosje të rregullave të reja. Që nga kjo javë mund të diskutohet çështje për liri të fëmijëve. Kemi një riorganizim si nga fillimi. Nisur nga eksperienca kjo vendosje yjesh, sjell ndryshim sitemesh.

Advertisement

Do të duhet të jemi të kujdesshëm me shëndetin.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy