Astrologia Meri Gjini ishte mëngjesin e sotëm në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ku bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo nisi.
E nisim javën me hënën të shigjetarët. Pjesa më e madhe e kohës këtë javë do jetë jashtë shtëpisë.

Kjo javë justifikon totalisht pranverën si nga entuziasmi dhe atmosfera.

Kjo javë duhet shfrytëzuar për të mbyllur detyrimet me pagesat, me bankat, me familjen, detyrimet e punës. Çdo gjë që është për tu përfunduar realizohet me sukses.
Është një javë shumë e mirë për studentët. Për çështjet studimore është shumë favorizuese.

Në datën 8-9-10, janë mometet e fundit tranzitore të hënës, duhet të jeni shumë tolerant në ambinein e punës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dashi
Zyra dhe detyrime! Një javë që ndihmon shumë çështjet zyrtare dhe detyrimet me bankat. është e pamundur që gjatë kësaj jave të mos merret një vendim. Është një vendim profesional që do të ngjyrosë muajin. Kanë patur tendencë për ndryshime rrënjësore në punë, nisur nga ky muaj do të kenë vendime konkrete. Biseda do jetë sot edhe nesër.

Demi
Kanë një tendencë për të sqaruar dhe diskutojnë shqetësime me miqtë, nga ana tjetër kanë një tendencë për të qenë të prerë. Gjatë kësaj jave do ishte mirë që çdo plan dhe vendim ta diskutojnë me miqtë dhe njerëz që i besojnë shumë. Ka tendencë për tu çorjentuar në ambientin e punës. Por gjatë marsit ka mundësi për të korigjuar. Faktori i të papriturës

Binjakët
Kujdes me çështjet e shtëpisë, ose çështje zyrtare në lidhje me shtëpinë ose familjarëve. E mërkura, e enjta dhe e premtja e nxjerr prioritet. E marta dhe e enjta ka surpriza të mira për binjakët.

Gaforrja
Me pikëpyetje në lidhje me partnerin që kanë zgjedhur në jetë. Këto pikpyetje do jenë të pranishme deri të mërkurën në mëngjes. Hëna te bricjapi do i bëjë të mundur që pavarësisht pikpyetjeve, emocionet që marrin nga personi që kanë përballë do të jetë me reagime shumë të bukura dhe të dashura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Luani
Është humori që do përcaktojë rezultatin apo produktin e javës. ita e sotme dhe e nesërmja është shumë e rëndësishme për të mbaruar detyrimet, jashtë shtëpisë. Duhet të punojnë me veten, mënyrën e të ushqyerit. Këtë fillim pranvere do ta kenë me pak grindje.

Virgjëresha
E nisin javën me diskutime. Kemi të bëjmë me një trekëndësh shumë të bukur, në lidhje me çfarë kanë për të firmosur dhe me familjen. Marsi nuk është në pozicionin më të mirë të mundshëm, është në hyrje të vështirë, bën që duhet të tregoni kujdes në çështjet e punës. Gjysma e dytë e marsit sjell zhvillime të menjëhershme profesionale.

Peshorja
Ky mars te ujorët u shkon. E kanë një bazë të sigurt për çështjen e punës. Në mënyrën si rrjedh java duket sikur minimalisht, projektimi për muajin dhe vazhdimësinë është shumë herë më i mirë nga ajo që keni lënë pas. Sa më shumëi afrohemi pranverës aq më mirë ndihet peshorja. Përmirësimi ka nisur.

Akrepi
Kujdes me komunikimin. Nga sot duan ti bëjnë pushin kohës. Por janë në një fazë shumë pozitive dhe të mirë. Me pak kthjelltësi mendimi mund ti marrin maksimumin e mundshëm. U duhet qetësi, pasi duket sikur lodhja i prish planet në momentin e fundit. Kujdes në mënyrën si do menaxhoni shpenzimet sot edhe nesër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shigjetarët
Këtë javë i dedikohen qartësimit në çështjet personale. Çfarë ka të bëjë me boshtin personal do jetë prioritet, për çështjet e zemrës. E mërkura dhe e enjtja janë dy ditë shumë të mira për të marrë vendime të rëndëshishme.

Bricjapët
Do ta kenë hënën te vetja të mërkurën dhe të enjten. Janë dy dit që u jep mundësira për tu qartësuar për ekonominë e tyre. Është një fillim marsi i paqartë, por do të qartësohet shumë shpejt.

Ujorët
Xhepi i tyre do përckatojë mënyrën si do ndihem këtë javë. Çdo lëvizje hde veprim bëjeni me metër. Kanë plutonin te vetja, marsi do jetë në hyrjen katëkëndore në datën 9 që nxjerr prioritet reagimet. Kini shumë kujdes. Lind nevoja për ë diskutuar me njerëzit e afërt. Lini për një moment tjetër.

Peshqit
Duhet të zgjidhin çështjet e ujdive. Çështjet studimore dhe për firmosje do jenë shumë të favorizuara këto ditë. Peshqit kreativ ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë. Kanë ndihmën maksimale të universit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";