Dashi

Lini pas një vit që është më mirë të harrohet. Viti 2020 u parashikua si vit i sakrificave për Dashin, pasi ka qenë një nga shenjat më të trazuara. Disa janë përballur me çështje ligjore, ose kanë hasur në pengesa. Disa të tjerë kanë kaluar kriza. Bëhet fjalë për një të shkuar të vështirë, por për një të ardhme më të mirë. Nëse keni pasur ndarje ose mosmarrëveshje në dashuri, tani duhet të rifitoni terren. Të ndarët janë më largpamës, madje për fat do të mund të përjetojnë diçka të bukur. Dashi nuk dorëzohet kurrë. Saturni dhe Jupiteri rikthehen në vitin 2021, duke ju dhuruar muaj të rëndësishëm. Sigurisht që problemet e rënda nuk mund të zgjidhen sa hap e mbyll sytë, por koha është ilaçi më i mirë.

Demi

Do të jenë disa muaj kursimesh, duhet të lëvizni të gjithë gurët, sidomos gjatë pjesës së parë të vitit do të përjetoni njëfarë shqetësimi. Do të kaloni transformime radikale, të paparashikuara dhe aspak të mirëpritura. Jeni shenjë që e doni sigurinë, por do t’ju duhet t’u nënshtroheni ndryshimeve të vazhdueshme dhe kompromiseve. Kjo mund të shkaktojë ndonjë dyshim gjatë muajve të parë të vitit. Duke e parë të ardhmen me optimizëm, mund të thuhet se pjesa e dytë e 2021-it do të jetë më interesante se e para. Ky është viti i shndërrimeve, por edhe i kursimeve. Do të trajtoni çështje që lidhen me shtëpinë, mund të lindë ndonjë problem në zyrë, edhe për sa u takon shpenzimeve dhe transferimeve. Projektet e reja nisin ngadalë, ndaj ajo që ju ofronte siguri më parë, tani nuk është më për t’u marrë parasysh. Nëse bllokohet një marrëdhënie profesionale në shkurt, ose ndiheni i pavlerësuar diku, duhet të hapni sytë, të fitoni kohë dhe të shpresoni se mund të krijohet ndonjë mundësi e re në maj, kur do të ofrohen mundësitë e favorshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Binjakët

Mund t’i riktheheni një aktiviteti që pati probleme. Kush punon si vartës, do të ketë kohë të ndryshojë dhe të përmirësohet. Viti 2021 parashikohet i mbarë në të gjitha sferat e jetës, edhe në atë sentimentale, sidomos pasi Jupiteri dhe Saturni janë më favorizues për Binjakët. Duhet kuptuar si ka ndikuar e shkuara te ndjenjat, sepse ose do të gjeni një dashuri të re, ose do të ndreqni marrëdhënien e mëparshme. Ky vit ndihmon të ndarët të gjejnë një partner të ri, ndërsa çiftet e konsoliduara do të mendojnë të zgjerojnë familjen, pasi Jupiteri favorizon pjellorinë.

Do të jenë 12 muaj të mbushur me emocione, dashuri, ndjenja që do t’ju lumturojnë që në janar. Do të keni fitore në lidhje me kauza, çështje ligjore ose ndërmjetësime interesante që në dhjetor. Detyra të reja, takime të vlefshme, kontrata, shpërngulje dhe kontakte vendimtare për ata që duan të lëvizin ose të ndryshojnë.

Gaforrja

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fakti që Jupiteri dhe Saturni nuk ndikojnë më negativisht në shenjën tuaj është një element pozitiv për vitin 2021. I keni zgjidhur disa çështje të ndërlikuara dhe çdo çështje ligjore ose financiare e dy viteve të fundit do të marrë tjetër drejtim, kjo falë edhe ndërmjetësimit. Duhet t’i shfrytëzoni në maksimum gjashtë muajt e parë të vitit, pastaj ndikimi i Jupiterit do t’ju sjellë lajme të mira në qershor dhe korrik. Marrëdhëniet familjare do të jenë edhe më të ngushta dhe mund të programoni një eveniment të rëndësishëm në qershor, kur do të keni në shenjë ndikimin e Venusit. Madje edhe ata që janë bllokuar prej muajsh, do të kenë lehtësira dhe do të krijojnë aleanca të reja. Gjatë pjesës së dytë të vitit 2021 dhe gjatë vitit 2022, do të përjetoni më në fund shndërrimet e dëshiruara prej vitesh. Edhe sfera e dashurisë është aktive. Të vetmuarit, të tradhtuarit ose ata që duan të zbatojnë një projekt në çift do të kenë më shumë mundësi që ta bëjnë.

Luani

Muajt e fundit të vitit 2020 kanë sjellë ndryshime që mund të mos i keni dëshiruar, por tani duhet të përshtateni me realiteti e ri. Ky vit i ri nis me dyshime, sidomos për ata që sapo kanë nisur punë ose kanë marrë një post të rëndësishëm dhe ndihen si shënjestër, me kërkesa nga të gjitha anët, akuza dhe provokime. Madje, ka raste që ndihen të lënë mënjanë pa një motiv. Viti 2021 do të jetë kryesisht viti i ndryshimeve të projekteve të jashtëzakonshme. Kjo nuk do të thotë që gjërat nuk do të shkojnë mirë, por duhet të tregoheni më të matur se zakonisht, sidomos me paratë. Kush është larguar nga një kompani gjatë muajve të fundit, ose ka nisur një projekt të ri, ndoshta duhet të presë pak para se të shohë rezultatet e dëshiruara. Marrëdhëniet sentimentalet nuk duhet t’i lënë vend konkurrencës, përndryshe rrezikoni diskutime ose largime. Kush do të kërkojë shumë vendosmëri, nuk duhet të këmbëngulë, më mirë të arsyetoni me kujdes se cila është zgjidhja më e mirë.

Virgjëresha

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht ndërlikimeve të vitit të fundit, nuk jeni nga ato shenja që e marrin veten shpejt dhe shfrytëzojnë situatat për ta jetuar sa më mirë vitin 2021. Drejtimi është pozitiv për të gjithë ata që duan të zgjidhin çështje ekonomike ose profesionale. Ata që kanë mbetur pas mund të rifitojnë kohën e humbur. Kjo vlen edhe në dashuri. Që në janar, Venusi dhe Marsi favorizojnë shenjën tuaj, bashkë me Uranin, duke ju dhënë mundësinë të zgjidhni disa çështje juridike ose profesionale. Madje, parashikohet një ngritje në detyrë gjatë muajve në vazhdim. Ata që janë ndarë së fundmi duhet të ecin para dhe të vazhdojnë të besojnë te dashuria, sepse mund ta nisin nga e para. Nuk është ndonjë vit revolucionar, por do të bëni një jetë në shoqërinë e njerëzve të duhur. Nuk do të mungojnë blerjet dhe të rejat.

Peshorja

Pa diskutim një vit i rëndësishëm, sidomos duke pasur parasysh ato që ndodhën vitin e kaluar. Keni mundësi përmirësimi dhe të analizoni gjithçka ndodhi muajt e fundit. Ndryshimet janë të pashmangshme dhe mund të rezultojnë të suksesshme. Madje do të ndieni më pak shqetësime se gjatë vitit 2020. Dashuria bashkëshortore ngjasonte me një anije që përballej me erëra të paparashikueshme, por gjatë vitit 2021 do të keni mundësi të ndryshoni drejtimin e velave. Për pasojë mund të arrihet edhe më shpejt destinacioni i dëshiruar. Personat krijues do të shfaqin talentin e tyre dhe ndonëse do të keni polemika të vogla, do të mund të zgjidhni çdo mosmarrëveshje. Më në fund, lajme të mira edhe për rastet e ndarjeve, pasi do të keni takime emocionuese. Muajt e fundit, jeta ju është dukur pak gri, por falë këtyre krizave të së shkuarës mund të sistemoni jetën tuaj dhe të krijoni baza të forta për të ardhmen. Përvoja është e rëndësishme!

Akrepi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Viti 2021 do të dominohet nga njëfarë shqetësimi, do të kërkoni gjëra ekzistenciale, por duhet të ruani njëfarë gatishmërie dhe elasticiteti përballë situatave që mund të krijojnë papritur pengesa në planet tuaja. Vit i veçantë për njerëz që kanë dalë ose duan të dalin nga një marrëdhënie e gabuar, qoftë ajo profesionale ose personale. Për disa do të ketë ndryshime konkrete shtëpie ose interesash të përgjithshme. Në vitin 2021, Jupiteri, Saturni dhe Urani në shenjën tuaj do të nxitin dyshime. Nuk do të duroni dot, as nuk do të shtireni apo të pendoheni për të shkuarën. Ngjarjet e vitit 2021 do të jenë të mbushura me çaste konflikti, zemërimi dhe maturi në shpenzime. Sa dhe? Sa more? Çdo ndarje përfundimtare për shkak të situatave që nuk ju pëlqejnë shton mundësitë e një të ardhmeje më të mirë. Vit kalimtar, këqyrjeje dhe përgatitjeje për të ardhmen.

Shigjetari

Këtë vit jeni të vendosur të rifitoni lirinë për të vepruar, imagjinuar dhe për të programuar diçka të re. Dilni nga një periudhë e ngarkuar për sa u takon marrëdhënieve ndërpersonale, por në 2021-in dashuria do të zërë vendin e duhur. Një përqendrim i fortë planetësh përfaqëson dëshirën për të eksploruar, që rikthehet fuqishëm dhe do t’ju shtyjë të nisni sërish situata të reja profesionale, ndryshe nga ato të mëparshmet. Për sa u takon marrëdhënieve në çift, edhe pse kaluat një pranverë të vështirë në vitin 2020, duhet të ndryshoni mënyrën e të dashuruarit me partnerin aktual ose me dikë tjetër. Beqarët kanë mundësi të njihen me njerëz argëtues. Nga janari dhe shkurti mund të lindë diçka e bukur. Emocionet dominojnë çdo sferë. Do të vijë çasti që t’i përjetoni më hapur intuitat. Ndryshimet e bëra tashmë radikale në jetë ose që do të bëni, do t’ju sjellin njerëz të rinj, ose do të rishqyrtoni të gjithë jetën tuaj.

Fundviti është i suksesshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bricjapi

Shumë të lindur nën shenjën e Bricjapit u detyruan të ndërronin mënyrë jetese gjatë vitit 2020, duke hequr dorë ndoshta edhe nga një projekt ose një program. Por u parashikua që ndryshimet, edhe ato më të rëndësishmet do të sillnin risi të mëdha, nëse patët guximin të bënit ndryshime rrënjësore. Tani do ta nisni mbarë. Për profesionistët e lirë, por edhe për ata që kanë një aktivitet të pavarur, do të vijë momenti i një stabiliteti më të madh. I vetmi ngërç mund të lidhet me çështjet ekonomike, pasi shpenzimet tuaja mbeten ende të mëdha. Urani vazhdon t’u japë forcë të gjithë atyre që duan të aktivizohen për të bërë diçka të re. Që në janar, deri më 4 mars, Marsi ofron energjinë e duhur për të bërë diçka më shumë. Historitë e parëndësishme do të përfundojnë me një çlirim të madh, si pasojë e ndikimit të Saturnit!

Ujori

Ky është një vit revolucionar për Ujorin, që s’duhet të ketë frikë nga veprimi. Ata që s’kanë paragjykime dhe janë të gatshëm të ndryshojnë jetën duhet ta shfrytëzojnë në maksimum këtë 2021-sh, unik në llojin e tij. Mjafton të dini se më 10 shkurt, Dielli, Hëna, Venusi, Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni do të ndikojnë në këtë shenjë. Një bashkim planetar që nuk dihet se kur do të përsëritet, ndaj duhet ta shfrytëzoni në maksimum. Duhet guxim! Bëni kujdes, sepse ata që nuk do ta shfrytëzojnë këtë shndërrim të jashtëzakonshëm mund të kenë shqetësime psikopatike. Është i mirëpritur një ndryshim në punë, shtëpi dhe dashuri. Gjithçka varet nga ju. Nuk do ta keni të lehtë të ruani qetësinë dhe kthjelltësinë. Kufiri i vetëm i vërtetë do të jetë ai financiar, por mjafton të gjeni një ekuilibër mes asaj që doni të bëni dhe asaj që mund të bëhet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Peshqit

Më në fund, po fillon të duket pak fat. Ndikimi i Jupiterit nuk do të ndahet nga 13 maji deri më 23 korrik, për t’ia lënë më në fund vendin realizimit të projekteve tuaja më 29 dhjetor. Është e qartë që viti 2021 është viti i rimëkëmbjes, i qëllimeve të mira, programeve, studimeve, projekteve, të gjitha këto duhen nisur. Nga përballja me të shkuarën do të shfaqet një vullnet i mirë dhe dihet se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Edhe nëse e keni përfunduar një projekt, nga maji mund të rimëkëmbeni, prisni propozime të reja. Do t’ju kërkojnë edhe ata që ju kanë lënë mënjanë në të shkuarën. Pas një ndalese, ia nisni nga e para. Ky është vit i mbarë në përgjithësi, edhe për të bërë fëmijë. Është vit i shkëlqyer nëse doni të rriteni edhe profesionalisht. Në planin sentimental nuk keni pengesa. Duhet vetëm të qartësoheni në mendjen tuaj, nëse keni dy histori paralele. Edhe pas një ndarjeje, mund të keni një takim special. Qershori do të jetë burim frymëzimi për ata që kërkojnë një emocion të fortë./ Living