Hailey Bieber ka një zgjidhje për të gjithë vajzat shtatzënë, në këto ditë të nxehta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hailey Bieber ka një zgjidhje për të gjithë vajzat shtatzënë, në këto ditë të nxehta

Që prej konfirmimit të shtazënisë, Hailey Bieber ka ndarë herë pas here detaje me ndjekësit rreth këtij rrugëtimi të saj.

Së fundmi ajo ka treguar se si po i përballon temperaturat e nxehta të verës.

“Nëse je shtatzënë në këtë vapë, më beso, këmbët në ujë me akull ose zhytje në ujë të ftohtë,” duket se janë zgjidhja për të gjitha gocat që duan të ndihen të freskëta dhe pa presionin e temperaturave të larta të sezonit.

Advertisement

Dhe kjo nuk është hera e parë që Hailey tregohet e sinqertë për shqetësimet dhe ndryshimet që po i sjellë shtatzënia, që prej muajit maj kur ajo dhe Justin ndanë me të gjitha lajmin e bukur se do të bëhen prindër.

Vetëm një muaj më parë, ajo tregoi përmes një fotoje selfie, dhimbjet dhe problemet e shpinës, e disa ditë më vonë efektin anësor të shtatzënisë, pikërisht nepsin për ushqimet pikante etj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy