Kur përgatiteni për të shijuar jetën e natës në klub, me shumë gjasë përdorni parfumin tuaj të preferuar. Por një grua ka një ritual pak më ndryshe. Seksologia Shan Boodram përdor lëngjet e saj vaginale si parfum kur bëhet gati për të kaluar natën jashtë. Ajo pretendon se lëngjet vaginale veprojnë si ilaç dashurie dhe bën që meshkujt të “dynden” drejt saj.
Boodram ka shkruar gjithçka rreth ritualit në librin e saj të ri, The Game of Desire, dhe së fundmi ndau një fragment rreth trukut të çuditshëm.
“Lëngjet vaginale, veçanërisht rreth ovulimit, por edhe në çdo kohë që dëshironi të ndjeni një rritje të besimit, mund të shërbejnë si një ilaç dashurie. Ja përse: Shpesh më kërkohet të konfirmoj ose mohoj mitin se ngrënia e një sasie të tepruar ananasi do ta bëjë dikë të shijojë më shumë seksin oral. Përgjigja ime është, nëse mendoni se ju bën ta shijoni më shumë, atëherë funksionon absolutisht. Në mënyrë të ngjashme, fakti që ju mendoni se lëngjet vaginale ju bëjnë më të parezistueshëm, do t’ju bëjë të veproni në një mënyrë më të guximshme, më të sigurt.”
Ajo u tregoi njerëzve se si dhe ku mund të “parfumosen” me lëngjet vaginale.
Hapi i parë është të lani duart dhe pastaj të lëvizni gishtin tuaj në vaginë. Qëllimi është të marrësh një pjesë nga lëngjet. Më pas e vendosni atë në qafë dhe në kyçe.
Sipas saj, në këtë mënyrë do të keni një erë të mirë për partnerët e mundshëm, nëse nuk keni vaginozë bakteriale sepse në këtë rast era nuk do të jetë fort e këndshme.
Boodram shton se ajo ka përdorur teknikën shumë herë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe ka patur plot raste kur njerëzit janë grumbulluar tek ajo.
The post Gruaja përdor lëngjet vaginale si parfum/ Meshkujt çmenden pas saj appeared first on Vizion Plus.