Familjes së Agron Llakajt i është shtuar edhe një anëtar i ri. Aktori i njohur i humorit ndau me ndjekësit e tij në “Instagram” lajmin e mirë se është bërë me nip. Emri i zgjedhur për të voglin është mjaft i veçantë, Brus.
Autori i “Al Pazar” veçon faktin se nipi i ka lindur në ditën që është shenjtëruar Nënë Tereza. Teksa i uron jetë të gjatë, Llakaj mezi pret të takojë nga afër Brusin e vogël.
“Bir i bukur Brus! Mirë se erdhe mes nesh o dashuri! Çfarë gëzimi na ke dhuruar…. erdhe në jetë në ditë feste 05/09/2020… Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, sa ditë e veçantë, speciale! Paç jetën e gjatë, me shëndet dhe i bekuar qofsh birush i bukur! . Gjyshi po të pret ta puthi doçkën e bukur !”
The post “Gjyshi po të pret”/ Në familjen e Agron Llakajt ka festë! appeared first on Vizion Plus.