Sipas studimeve nga Universiteti ‘Johns Hopkons’, njerëzit që ishin të përgjumur gjatë gjithë ditës, ishin të predispozuar të pësonin rritje të beta-amiloidit, në krahasim me njerëzit e tjerë. Beta-amiloidi është një proteinë, e cila nëse rritet, çon në shfaqje të Alzheimerit.
Por për sa i takon fushës mjekësore, njihet se, çrregullimet e gjumit, janë më të zakonshme te njerëzit, që vuajnë nga Alzheimeri. Kjo pasi ndryshimet që pëson truri, sjellin edhe çrregullim të rutinës së gjumit.
Ende nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar atë.
Advertisement