Gabimet që prindërit bëjnë kur ngelin pa punë, 5 gjëra që nuk duhet t’u thoni kurrë fëmijëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gabimet që prindërit bëjnë kur ngelin pa punë, 5 gjëra që nuk duhet t’u thoni kurrë fëmijëve

Përballë një problematike si humbja e punës, prindërit vihen gjithnjë në vështirësi përpara fëmijëve. Shpeshherë me dëshirën për t’i mbrojtur, informacioni që ndajnë me ta është i pa mjaftueshëm, sikurse në raste të tjera ndajnë informacione që nuk janë në dobi të fëmijëve. Po kush është vija ndarëse që tregon se çfarë mund të diskutohet me ta gjatë këtij kapitulli të vështirë? Këto janë këshillat që psikologët e fëmijëve duan të ndajnë me prindërit:

 

Reflektoni përpara se të diskutoni me ta

 

Advertisement

Merrni pak kohë për të përpunuar çdo zemërim, tronditje ose zhgënjim dhe më pas filloni të planifikoni menjëherë se si do ta ndani këtë lajm me pjesëtarët e vegjël të familjes. Tregohuni të kujdesshëm pasi fëmijët arrijnë të perceptojnë situata stresuese që prindërit kalojnë pasi kanë inteligjencë emocionale më të lartë se të rriturit. Ata janë sfungjerë të mesazheve joverbale.

 

Mos bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë

 

Advertisement

Mos pretendoni se nuk ka ndodhur asgjë dhe mos prisni shumë gjatë për të zhvilluar bisedën. Përpjekja për të fshehur lajmin e pushimit nga puna i bën fëmijët të fajësojnë veten për çdo ndryshimin që vërejnë në sjelljen tuaj.

 

Mos ndani me ta skenarët më të këqij të mundshëm

 

Advertisement

Mos ndani skenarët si humbja e shtëpisë apo problemet financiare të parikuperueshme. Kjo lloj qasjeje mund të ndikojë negativisht në shtimin e ankthit dhe stresit të fëmijës duke i bërë të ndihen të pasigurt për jetën. Të jeni të sinqertë me të është gjithnjë diçka e mirë, por informacionet duhet të jenë të filtruara pasi fëmija nuk është gati të menaxhojë probleme jetësore të mëdha.

 

Mos i kërkoni fëmijës ta mbajë sekret lajmin

 

Advertisement

Mos e ndaloni fëmijën tuaj t’u tregojë njerëzve që u beson. Në përgjithësi fëmijëve u kërkohet të mbajnë shumë sekrete dhe kjo rrit tek ta ndjesinë e turpit. T’u japësh fëmijëve më shumë liri veprimi për të folur për pushimin nga puna me njerëzit të cilëve u besojnë, tregon interes për mirëqenien e fëmijës. Lëreni të reagojë siç kanë nevojë.

 

Mos i nënvlerësoni ndjenjat e fëmijës

 

Advertisement

Fëmijët mund të reagojnë në mënyra të ndryshme pas marrjes së lajmit për largimin tuaj nga puna dhe ky reagim varet dhe nga karakteri unik i secilit. “Po festën e ditëlindjes e bëj dot?” ose “A nuk do të bënim udhëtimin në Romë për pushime verore?” Mos u nervozoni nëse këto janë përgjigjet e para që do të merrni dhe ndonëse mund t’ju duken paska egoiste ose të pandjeshme, mos harroni se ata janë fëmijë. Mësojini dalëngadalë me ndryshimet që familja do të përjetojë në mënyrën e jetesës pa i vendosur në faj për mënyrën sesi logjikojnë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy