Askush nuk është perfekt dhe të jemi të sinqertë, jemi edhe të gabueshëm. Të gjithë bëjmë ca gabime të vogla në dashuri dhe për këtë duhet të fajësojmë pak edhe shenjën e horoskopit.
Cilat janë problematikat që të karakterizojnë sipas shenjave të horoskopit?
Dashi: E konsideron partnerin si një “fans”, duke mos konsideruar ndjenjat dhe mendimet e tij.
Demi: I largohesh çdo diskutimi, edhe atyre më të rëndësishme. E mirëkuptojmë dëshirën për të mos u bërë pjesë e dramave, por nëse partnerin e shqetëson diçka, duhet të flitet dhe të zgjidhet!
Binjakët: Thua gjithmonë fjalën e fundit dhe shkëputesh, edhe pse ndoshta nuk është momenti për t’u ndarë.
Gaforrja: Nuk i jep rëndësi individualitetit tënd. Kur dashurohesh, varesh 100% nga partneri, duke u bërë “e ngjitur” dhe duke i harruar pasionet e tua.
Luani: E mbyt partnerin me vetëbesimin dhe pasionin tënd të ethshëm.
Virgjëresha: Mundohesh pafundësisht që ta ndryshosh partnerin.
Peshorja: Ke sjellje pasive-agresive ndaj gjithçkaje.
Akrepi: Krijon kaq shumë drama, kur thjesht mund të flasësh.
Shigjetari: Nuk tregohesh e sinqertë mbi ndjenjat e tua. Identifikoji dhe diskutoji hapur!
Bricjapi: Mendon se të gjithë, në fund, do të të lëndojnë.
Ujori: Do që të fitosh çdo argument, gjithmonë!
Peshqit: Sakrifikon gjithmonë veten për partnerin.