E kishim ëndërruar aq shumë vjeshtën, sa tani që erdhi s’ia kemi idenë çfarë të veshim. Kjo është dilema e qindra, mijëra vajzave në të gjithë botën që si gjithmonë nuk kanë asgjë në gardërobë. Mirëpo, neve në Living jemi gjithmonë këtu, të gatshëm për t’ju dhënë një dorë me këshillat dhe sugjerimet e ndryshme rreth tendencave të fundit të modës, por edhe riciklimit.
Hapni dollapin dhe shihni nëse keni gjëkundi ndonjë fund saten. E gjetët? Shumë mirë, është momenti për ta veshur sepse fundi saten është tendenca më IN këtë vjeshtë.
Fillimisht stilistët e përdornin fundin saten si fund këmishe, mirëpo me kalimin e kohës vendosën të eksperimentonin me prerjet dhe ngjyrat, duke e shndërruar pak nga pak në një nga artikujt thelbësorë të garderobës sonë.Mund ta përdorni në zyrë, në një kafe apo aperitiv me shoqet, por edhe në një ceremoni në natyrë. Silueta e tij fluide që lëviz në harmoni me trupin, do t’ju bëjë të ndiheni komode gjatë gjithë kohës.
E nëse po pyesni se si ta kombinoni, ja disa ide look-u nga të cilat mund të merrni frymëzim.
Guxoni me ngjyrat dhe aksesorët – I kombinuar me një xhaketë sportive dhe rrip në mes, fundi saten është i përsosur për një ditë në zyrë ose në një takim të rëndësishëm./Living/
Blazer + fund saten – Ky mund të quhet pa frikë kombinimi që s’të lë kurrë në baltë. Xhaketa e zezë klasikë, e kombinuar me një fund saten të bardhë ose ngjyrë qumështi dhe këpucë lustrafine ju bën gjithmonë të dukeni IN.
Bomber+fund saten+këpucë mokasin ose balerina:- Vajzat të cilat dashurojnë stilin sportiv duhet të provojnë sa më parë këtë kombimbim. Jemi të sigurt që s’do të zhgënjeheni.
Vjeshtake e ëmbël: – Ju pëlqejnë veshjet me ngjyrat e ëmbla pastel? Ky është momenti i duhur për të eksperimentuar me një pulovër të ngrohtë në tonalitete bezhë, fund saten të bardhë dhe çizme deri te gjuri në një ngjyrë të ngjashme. Do të dukeni super shik.
Velvet + saten: – Dihet që e kadifentja është pëlhura tipike e vjeshtës, por e kombinuar me satenin do t’ju bëjë të dukeni thjesht fanstatike. Provoni një xhaketë velvet në tone intensive, fund saten të bardhë dhe sandale të çmuara. Të gjithë do të kthejnë kokën pas jush.