Java filloi me Hënën në Bricjap, që do të thotë se çdo lëvizje jonë këto ditë do të jetë e menduar mirë. Megjithatë, në të njëjtën kohë do të kuptojmë se nuk mund të mbajmë më brenda atë që na shqetëson dhe kështu do të flasim hapur dhe qartë, duke i çuar deri në fund marrëdhëniet, miqësitë dhe partneritetet.

Në veçanti, nëse i përkisni njërës prej dy shenjave të mëposhtme , ka të ngjarë t’i jepni fund një lidhjeje, e cila nuk ju ofron më asgjë.

Virgjëresha
Ju e dini se gjërat mund të përmirësohen vetëm nëse i tregoni universit se ajo që dëshironi me të vërtetë është lumturia. Ju me siguri keni bërë përpjekje në këtë marrëdhënie. Askush nuk mund t’ju fajësojë ndryshe, por siç e kemi mësuar dhe pranuar të gjithë, ndonjëherë dashuria thjesht nuk funksionon. Dhe edhe pse është e vështirë ta pranosh, ti e di që zgjidhja e vetme është ndarja. Kjo është arsyeja pse ju do të pajtoheni me vendimin tuaj – të cilin nuk e keni marrë vetë. Kjo nuk është befasi për partnerin tuaj pasi e keni diskutuar këtë shumë herë. Ajo që është e ndryshme tani është se ju të dy e kuptoni se koha është e duhur dhe kjo është java për të vënë në veprim atë që keni folur për kaq gjatë.

Akrepi
Edhe pse i përkisni shenjave me fat të javës , fundi i një lidhjeje është afër. Tani do ta vendosni veten përpara dhe do të pranoni se diçka ju mungon dhe për ta gjetur atë duhet të lini pas lidhjen që ju pengon. Tani mund të merrni kontrollin e jetës suaj dhe të bëni atë që më parë mendonit se ishte e paimagjinueshme: të ndaheni me partnerin tuaj. Është një hap që duhet ta ndërmerrni, megjithatë, pasi e keni kuptuar se nuk po jetoni ashtu siç do të dëshironit – thjesht po ekzistoni./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";