FOTOT: Nga plazhi magjepës, te trashëgimia kulturore dhe njerëzit mikëpritës, Vlora qyteti që i ofron të gjitha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bregdeti i jugut të vendit nga Vlora deri në Ksamil, ofron çmime nga më të ndryshmet për pushuesit vendas dhe të huaj.

Në varësi të asaj se çfarë preferojnë, vizitorët e jugut të vendit kanë një larmishmëri zgjedhjesh dhe çmimesh, si për hotelet ashtu dhe per shërbimet e tjera dhe kulinarinë. Pra, mund të zgjedhesh nga hostel deri te suitat luksoze në resorte pranë bregdetit.

Por, përveç çmimeve që variojnë sipas shërbimeve dhe zonave të ndryshme, Vlora ofron edhe paketa të tjera turistike ditore, që e njohin pushuesin jo vetëm me bregdetin, por edhe me historinë, trashëgiminë kulturore dhe natyrën nga bredgdeti deri në malet e larta.

Ajo që mbetet për t’u parë është se sa konkurruese janë këto çmime dhe oferta me vendet e tjera të rajonit, të cilat mesa duket edhe këtë verë ku pandemia së bashku me rregullat janë prezente, sërish po tërheqin pushues nga Shqipëria.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy