Një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, Ermal Meta ka zgjedhur që të bëjë publike disa foto me të fejuarën e tij, Chiara Sturdà.
Së fundmi, partnerja e tij festoi ditëlindjen e 30-të. E me këtë rast, ai i ka kushtuar një urim romantik në rrjetet sociale.
“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, ka shkruar Ermali.
Meta është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, i cili jeton prej kohësh në Itali, vend ku edhe ka shënuar arritjet më të mëdha në karrierë.
Advertisement