Kjo e dielë ka sjellë një dyndje pushuesish drejt plazheve të Durrësit. Shumica janë turistë të ardhur nga Kosova, të cilët kanë mbipopulluar bregdetin nga Ura e Dajlanit deri në Golem.

Shtimi i pushuesve ka nxitur edhe subjektet private që ushtrojnë aktivitet në vijën bregdetare të marrin masa për pastrimin dhe vendosjen e çadrave me qëllim ofrimin e kushteve më të mira. Fundjava e ka gjetur të populluar edhe Divjakën.

Ata zgjedhin të bëjnë shëtitjen me varka ndërsa destinacion i preferuar është edhe kulla 360 gradë.

Operatorët turistikë mbeten optimistë për ketë sezon, ku pritet që të ketë fluks turistësh, pas një viti të vështirë nga pandemia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";