Dashi
Do të mund të zgjidhni një çështje pune ose parash, me ndihmën e njerëzve që ju duan dhe ju mbrojnë. Është koha të jetoni dashurinë.
Demi
Disa nga borxhet e grumbulluara gjatë dy viteve të fundit mund të shfaqen përsëri. Nuk duhet të shqetësoheni shumë. Edhe ata që hezitojnë të zgjasin kontratën e tyre do të përfundojnë duke marrë atë që duan.
Binjakët
Sot do t’iu duhet të merreni me disa çështje ligjore, financiare dhe familjare. Mos u ndalni në hezitimin e parë, përpiquni të mos humbni kontakte të rëndësishme
Gaforrja
Nëse çështjet familjare duhet të zgjidhen, është mirë të flisni për to sot. Në nivel profesional, disa projekte janë ende të kufizuara.
Luani
Tranziti i gjatë i Venusit në shenjën tuaj do iu tregojë se sa e rëndësishme është dashuria për ju. Jupiteri do ndikojë tek paratë dhe puna.
Virgjëresha
Do të mund të kapërceni problemet tuaja më të mëdha me guxim. Dielli në shenjën tuaj të zodiakut ofron njohuri interesante për të ardhmen.
Peshorja
Do të keni një ditë konfuze, kujdes të mos humbisni takimet. Mund të shfaqen probleme financiare në familje.
Akrepi
Sot dhe nesër Hëna është e favorshme, fatkeqësisht ka njerëz që krijojnë vazhdimisht probleme në jetën tuaj. Gjithçka do shkojë mirë në punë.
Shigjetari
Dashuritë e reja lindin papritur .Afërdita ka qenë e favorshme prej disa javësh. Do shihni ndryshimet që keni pritur. Duhet të zgjidhni kontratën në punë.
Bricjapi
Do të angazhoheni për të realizuar një projekt dhe askush nuk do t’iu ndalë. Mundohuni të relaksoheni. Kushtojini vëmendje punës dhe dashurisë.
Ujori
Keni dhënë shumë dhe mendoni se do të merrni pak. Nëse deri më sot jeni përpjekur të pranoni mospagime, vonesa, shumë gjëra do t’i sqaroni javën e ardhshme.
Peshqit
Është normale të ndiheni të stresuar këto ditë. Sidomos nëse duhet të filloni ndonjë projekt të rëndësishëm në shtator. Kini kujdes, shmangi qëndrimet kritike.