
Një festë seksi me 25 pjesëmarrës u prish këtë të martë nga policia. Festa u zhvillua në bodrumin e një lokali në Rue des Pierres në Brukselin qendror, konfirmoi prokuroria belge.
Sipas mediave të huaja, të pranishmit, shumica e të cilëve burra, u gjobitën për shkelje të masave anti-COVID. Mes atyre që morën pjesë në festën e seksit kishte edhe diplomatë.
Advertisement
Po ashtu, pjesë ishte edhe një anëtar i Parlamentit Evropian. Mediat e huaja raportojnë se eurodeputeti u përpoq të arratisej në momentin që ndërhyri policia. Por ai u arrestua. Efektivët gjetën në vendngjarje edhe drogë.
Advertisement